Sherbimet

Ajo cka ne ofrojme ne treg nuk eshte e ndryshme nga te tjeret por gadishmeria qe kemi per te qene prane jush na ben me te vecante ne punen tone.

Kartoni Jeshil

Per nje udhetim jashte territorit te vendit tone, te gjithe drejtuesit e automjeteve me targa shqipetare pajisen me policen e Kartonit Jeshil e cila  ju mbron Ju nga demet (materiale dhe jo materiale) qe u shkaktohen paleve te treta, jashte Teritorit te Republikes se Shqiperise.

Aksidentet Personale

Sigurimi i Aksidenteve Personale eshte nje police vjetore i cili demshperblen te Siguruarin ose perfituesin ne rast demtimesh, paaftesish apo vdekjes te shkaktuara vetem nga shkaqe aksidentale, te dhunshme, te jashtme dhe te dukshme.

Sigurimi CAR

Sigurime nga te gjitha rreziqet ne ndertim (CAR), mbulon punimet e ndertimit qe ne fazen e projektimit dhe deri ne perfundim te tyre. Ky sigurim mbulon si demet e pesuara nga I Siguruari, ashtu dhe demet qe I Siguruari mund tu shkaktoje te treteve.

MTPL

Eshte Sigurimi i detyrueshem nga shteti per pergjegjesine civile ndaj paleve te treta per mjetet motorike e cila mbulon pergjegjesine per demet trupore dhe materiale te paleve te treta.

Pergjegjesi Profesionale

Ju mbron ju dhe biznesin tuaj nga demtime katastrofike te mundshme te shkaktuara nga neglizhenca profesionale ose moskryerja e detyrave tuaja profesionale.

Shendeti ne Udhetim

Me kete sigurim ofrohet mbulim financiar ne rast te aksidentit ose semundjes, ne rast se i siguruari detyrohet te shtrohet ne spital gjate udhetimit te tij jashte Shqiperise.

Kufitare

Eshte Sigurimi i detyrueshem nga shteti per pergjegjesine civile ndaj paleve te treta per mjetet motorike me targa te huaja qe qendrojne ne Shqiperi, i cili mbulon pergjegjesine per demet trupore dhe materiale te paleve te treta.

Pergjegjesi Civile

Eshte nje produkt sigurimi qe ndihmon ne reputacionin e Biznesit, pasi mbulon demtimet e ndryshme trupore dhe materiale qe mund ti ndodhin Klienteve brenda ambjenteve te biznesit tuaj.

TPL & Kasko

Kjo kontrate mbulon demet qe mund ti shaktohen mjetit motorik nga:

• Perplasja, permbysja, thyerja e xhamave;

• Zjarri, rrufeja, eksplozioni, katastrofat natyrore;

• Vjedhja.

Garanci Oferte / Kontrate

Sipas kritereve te vendosura nga Agjensia e Prokurimeve Publike, per rastet e pjesmarrjes ne tender, ofrohet Garancia e Ofertes/Kontrates.

Sigurimi i Makinerive

Ky sigurim mbulon aksidentet qe cojne ne prishje mekanike te makinerise dhe aparatit.

Mallra ne transport

Kjo kontrate sigurimi mbulon te gjitha rreziqet te cilat mund ti ndodhin te gjitha llojeve te mallrave gjate transportit.