Sherbimet Tona
Partneri juaj ne sigurim dhe risigurim te objekteve, makinerive dhe shendetit tuaj ne udhetim.
“A-Eja Insurance Broker ’’ eshte shoqeri anonime e licensuar nga Autoriteti mbikeqyres financiar (AMF) per ushtrim veprimtarie brokeri ne sigurime dhe risigurime, e themeluar ne date 21.05.2010.
Operojme ne treg prej shume vitesh, me nje staf te specializuar, duke i ofruar klienteve sherbimet dhe oferat me te mira.
Qellimi yne eshte tu mundesojme klienteve tane produkte dhe sherbime te pershtatshme per secilin prej tyre.

Kartoni Jeshil
Per nje udhetim jashte territorit te vendit tone, te gjithe drejtuesit e automjeteve me targa shqipetare pajisen me policen e Kartonit Jeshil e cila ju mbron Ju nga demet (materiale dhe jo materiale) qe u shkaktohen paleve te treta, jashte Teritorit te Republikes se Shqiperise.

Sigurimi CAR
Sigurime nga te gjitha rreziqet ne ndertim (CAR), mbulon punimet e ndertimit qe ne fazen e projektimit dhe deri ne perfundim te tyre. Ky sigurim mbulon si demet e pesuara nga I Siguruari, ashtu dhe demet qe I Siguruari mund tu shkaktoje te treteve.

Aksidentet Personale
Sigurimi i Aksidenteve Personale eshte nje police vjetore i cili demshperblen te Siguruarin ose perfituesin ne rast demtimesh, paaftesish apo vdekjes te shkaktuara vetem nga shkaqe aksidentale, te dhunshme, te jashtme dhe te dukshme

Pergjegjesi Civile
Eshte nje produkt sigurimi qe ndihmon ne reputacionin e Biznesit, pasi mbulon demtimet e ndryshme trupore dhe materiale qe mund ti ndodhin Klienteve brenda ambjenteve te biznesit tuaj.

Sigurimi Kufitar
Eshte Sigurimi i detyrueshem nga shteti per pergjegjesine civile ndaj paleve te treta per mjetet motorike me targa te huaja qe qendrojne ne Shqiperi, i cili mbulon pergjegjesine per demet trupore dhe materiale te paleve te treta.

TPL & Kasko
Kjo kontrate mbulon demet qe mund ti shaktohen mjetit motorik nga: • Perplasja, permbysja, thyerja e xhamave; • Zjarri, rrufeja, eksplozioni, katastrofat natyrore; • Vjedhja.

Shendeti ne Udhetim
Me kete sigurim ofrohet mbulim financiar ne rast te aksidentit ose semundjes, ne rast se i siguruari detyrohet te shtrohet ne spital gjate udhetimit te tij jashte Shqiperise.

Garanci Oferte / Kontrate
Sipas kritereve te vendosura nga Agjensia e Prokurimeve Publike, per rastet e pjesmarrjes ne tender, ofrohet Garancia e Ofertes/Kontrates.

Pergjegjesi Profesionale
Ju mbron ju dhe biznesin tuaj nga demtime katastrofike te mundshme te shkaktuara nga neglizhenca profesionale ose moskryerja e detyrave tuaja profesionale.